Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, deklaroi se Rusia nuk dëshiron një luftë bërthamore dhe e konsideron të papërshtatshme diskutimin mbi aktivizimin e armëve bërthamore.
Në një intervistë për Sky News Arabia, ai theksoi se bisedat mbi “shtypjen e butonit të kuq” janë të paarsyeshme dhe kërkojnë një qasje serioze nga vendimmarrësit.
Lavrov theksoi se Rusia ka armë që mund të kenë implikime serioze për drejtuesit ukrainas dhe se ato janë në gatishmëri të plotë luftarake, duke theksuar se askush nuk dëshiron të përfshihet në një konflikt të tillë.