-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shuhet nga jeta Servet Pëllumbi/ Kush ishte ‘Profesori’ i socialistëve

Kryesoret

Ish-kryetari i Parlamentit dhe një nga drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste në vitet e para të saj pas ndryshimit të emrit, Servet Pëllumbi njihej në radhët e të majtëve, por jo vetëm si “profesori” i socialistëve.

Detyra e tij më e rëndësishme shtetërore ishte ajo në periudhën 2002–2005 si kryetar i Kuvendit, të kontrolluar nga vetë socialistët, por në vitet e tyre të fundit përpara se të dilnin opozitë.

Servet Pëllumbi lindi në Korçë dhe pas viteve ’90, ai ka kandiduar në këtë zonë elektorale. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Petersburgut dhe është titulluar atje doktor i shkencave në Letërsi. Nga viti 1960–1963, zoti Pëllumbi ka qenë pedagog në Institutin Pedagogjik në Korçë dhe më pas e ka ushtruar këtë profesion deri më 1977.

Që nga ky vit, zoti Pëllumbi është zgjedhur anëtar i Komitetit Drejtues së Partisë së Punës. Për gati tre vjet ka qenë pedagog në Universitetin e Tiranës.

Ndryshimet demokratike në vitin 1990 e pozicionuan Servet Pëllumbin në postin e nënkryetarit të PS, si pjesa konservatore e kësaj partie, përballë rrymës liberale të Fatos Nanos. Këtë post ai e mbajti deri në vitin 1996.

Ai ka udhëhequr fushatën e socialistëve për të kundërshtuar referendumin për Kushtetutën, referendum të cilin socialistët e fituan.

Pëllumbi ka qenë pedagog dhe më pas profesor në Universitetin e Tiranës, si dhe është autor i dhjetëra librave dhe studimeve në filozofi, politikë dhe demokraci./ TCH

Ndërron jetë ish-kreu i Kuvendit, Servet Pëllumbi/ Rama: Lamtumirë Profesor i dashur!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit