Taulant Seferi ka shënuar golin e tij të parë me Bodrumspor pas vetëm dy ndeshjesh, duke i dhuruar ekipit një fitore të rëndësishme me Hatayaspor.
Goli i tij erdhi pas një driblimi të fortë në minutën e 27-të.
Ndërkohë, Odise Roshi ka konfirmuar rolin e tij si lider te Erzurumspor, duke shënuar golin e tij të dytë në pesë javë, duke ndihmuar ekipin të kalonte në avantazh.