Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ia dorëzoi drejtimin politik të PS-së në Shkodër kryebashkiakut Benet Beci, duke shprehur besimin se nën drejtimin e tij partia do të arrijë rezultatin më të mirë në zgjedhjet e 2025.
“Jam besimplotë se nën drejtimin e Benet Beci, Partia Socialiste do të marrë rezultatin më të mirë që ka arritur ndonjëherë në zgjedhjet e ardhshme”-u shpreh Spiropali.
Beci, në rolin e tij të ri, theksoi se qyteti po kalon në një proces transformues, falë investimeve që po realizohen.
Ky ndryshim vjen pas suksesit të vitit të kaluar, kur PS fitoi Bashkinë Shkodër me një diferencë të madhe ndaj PD-së.