-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermani/ AfD në rrugë drejt fitores në Brandenburg

Kryesoret

Alternativa për Gjermaninë (AfD), një parti e ekstremit të djathtë, parashikohet të dalë e para në zgjedhjet e së dielës në Brandenburg, në përpjekje për të vazhduar fitoret e saj në shtetet e tjera lindore këtë muaj dhe të mundë socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz.

AfD-ja u bë partia e parë e ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet shtetërore në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore, duke dalë e para në Tyringen me 1 shtator dhe për pak nuk doli e para në Saksoni.

Kjo parti është një nga disa grupet e së djathtës ekstreme në Evropë që përfiton nga shqetësimet rreth ngadalësimit të zhvillimit ekonomik, imigracionit dhe luftës në Ukrainë, shqetësime që janë veçanërisht të forta në Gjermaninë lindore të drejtuar dikur nga komunistët.

Partia, e cila nuk ka gjasa të jetë në gjendje të qeverisë sepse nuk ka një shumicë dhe partitë e tjera refuzojnë të punojnë me të, po kërkon gjithashtu të përfitojë nga pakënaqësitë për shkak të grindjeve në koalicionin federal trepartiak të kancelarit Scholz.

Një fitore e AfD-së në zgjedhjet shtetërore do të ishte një siklet i veçantë për Social Demokratët, që kanë fituar zgjedhjet në Brandenburg dhe kanë qeverisur shtetin prej 2.5 milionë banorësh, që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.

Ajo gjithashtu do të shtronte pikëpyetje të mëtejshme në lidhje me përshtatshmërinë e zotit Scholz, kancelarit gjerman më jo popullor në histori, për të udhëhequr partinë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kryeministri popullor socialdemokrat i Brandenburgut, Dietmar Woidke, ka shmangur fushatën me kancelarin Scholz, i cili jeton në kryeqytetin e shtetit, Potsdam. Në një veprim të pazakontë, Woidke ka kritikuar gjithashtu sjelljen dhe politikat e koalicionit qeverisës.

Ai ka provuar të nxjerrë në pah historitë e suksesit ekonomik gjatë pesë viteve, që nga zgjedhjet e fundit shtetërore, si hapja e një fabrike TeslaTSLA.O dhe aeroportin e Brandenburgut, që i shërben Berlinit dhe tani është qendra e tretë më e rëndësishme e aviacionit në Gjermani.

Ngushtimi i hendekut

Javët e fundit, SPD-ja ka arritur të ngushtojë diferencën me AfD-në, sipas anketave.

Një anketë e publikuar nga organizata Forschungsgruppe Wahlen të enjten, e radhiti AfD-në të parën me 28 për qind në Brandenburg me SPD-në vetëm një pikë prapa me 27 për qind, të ndjekur nga konservatorët me 14 për qind dhe he Aleancën e re të majtë Sahra Wagenknecht (BSW) me 13 për qind.

“Sfida ime më e madhe në këtë periudhë legjislative … (është) të mos lejojë që ekstremistët e krahut të djathtë të kenë asgjë për të thënë në këtë vend kurrë më”, tha zoti Woidke të martën në një veprimtari të fushatës.

Ai ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nëse partia e tij radhitet pas AfD-së. Kreu i partisë AfD Tino Chrupalla, tha se kancelari Scholz duhet ta bëjë të njëjtën gjë.

“Është koha e fundit që kjo qeveri të vuajë pasojat pas këtyre zgjedhjeve shtetërore”, tha zoti Chrupalla.

Sipas anketave, të dy partnerët më të vegjël të koalicionit të kancelarit Scholz, Demokratët e Lirë dhe të Gjelbërit, duket se do të luftojnë për të fituar 5 për të votave të nevojshme për të hyrë në parlamentin e shtetit.

Në nivelin kombëtar, tri partitë në koalicionin e zotit Scholz tani, sipas anketave, kanë më pak mbështetje se konservatorët e opozitës, megjithëse analistët politikë thonë se shumë gjera mund të ndryshojnë përpara zgjedhjeve federale, që do të zhvillohen në shtator të vitit 2025./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit