Mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ka shpërthyer tritol në banesën e Filip Dodaj.
Ai në një deklaratë për mediat tregon se nuk ka asnjë problem dhe se nuk ka një dyshuar për shpërthim.
Sipas tij, nga kamerat e sigurisë është parë që në banesë është afruar një person i maskuar që ka vendosur lëndën plasëses, dhe më pas është larguar në të njëjtin drejtim.
“Nuk isha në shtëpi. Është enigmë. Nga kamerat shihet një i maskuar, ka ardhur nga veriu ka hedhur lëndën dhe ka ikur në atë drejtim. Nuk kam pasur asnjë problem me asnjë njeri, kjo është çudia. Nuk kam dyshime. Unë jam punëtor, punoj për një firmë. Në shtëpi jetojmë me babai dhe gruan, fëmijët janë jashtë. Nuk ka lidhje me biznesin”, tha pronari i banesës.
EMRI/ Shpërthen tritol në banesën e një 32-vjeçari në Vaun e Dejës