Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Zhurje, në Tiranë, ku një burrë 65-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Viktima, i identifikuar si S.B., dyshohet se ka konsumuar një lëndë helmuese, më konkretisht pesticide.
Hetuesit janë duke e trajtuar rastin dhe po merren masa për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që çuan në vdekjen e tij.
Ende nuk ka detaje për shkakun e saktë, por hetimet janë në vazhdim.









