Michael Doyle, zëdhënës i dhomave të specializuara të Kosovës, njoftoi se “Prokuroria synon të thërrasë të gjithë dëshmitarët e saj deri në prill 2025” për rastin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Ai sqaroi se deri tani kanë dëshmuar “85 dëshmitarë, qoftë në sallën e gjyqit, qoftë me video lidhje”, ndërsa 69 të tjerë kanë dhënë dëshmi me shkrim.
Doyle theksoi se, pasi Prokuroria të përfundojë paraqitjen e provave, mbrojtja do të fillojë të thërrasë dëshmitarët e saj. Ai gjithashtu theksoi se “gjyqtarët po përpiqen të përshpejtojnë gjykimin” dhe se reduktimi i numrit të dëshmitarëve ka qenë pozitiv për procesin.
“Ne jemi këtu për të siguruar një gjykim të drejtë dhe të shpejtë,” përfundoi ai.