Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi se katër kandidatë janë skualifikuar deri tani nga gara për drejtorin e Policisë së Shtetit. Ai tha: “Po kryhen procedurat. Brenda kësaj jave propozohet emri i drejtorit të ri të policisë së shtetit tek Këshilli i Ministrave.”
Emrat e kandidatëve të skualifikuar, të cilët janë:
Shemsi Premci
Ibrahim Disha
Hajrulla Xhivini
Sami Rasha
Hoxha theksoi se procesi po vijon dhe se emri i ri do të bëhet publik shumë shpejt.