Një i ri 19-vjeçar, K. L., u arrestua në Shkodër pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
Ai po drejtonte një motomjet pa leje drejtimi. Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të policit”.