Presidenti i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan pas takimit me kryeministrin Edi Rama ka takuar edhe homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Serbisë, si dhe çështjet rajonale dhe globale.
Gjatë takimit Erdogan ka deklaruar se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Serbisë vazhdojnë të forcohen në çdo fushë.
Gjithashtu në takim ai ka treguar se sa e rëndësishme është vazhdimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.