Princ Leka ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Blerta Celibashin gjatë një ngjarjeje festive në New Jersey, duke përfunduar kështu spekulimet mbi marrëdhënien e tyre.
Në festën e organizuar për miqtë e tij amerikanë, ai erdhi i shoqëruar nga Blerta, e cila dukej e lumtur dhe mahnitëse. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për çiftin, që po shijon një periudhë të lumtur së bashku.
Zhvillimi vjen pas një periudhe të trazuar për Princ Lekën, që qe shoqëruar me skandale të lidhura me ish-gruan e tij.