Mbrëmjen e sotme në 5 pyetjet me Babaramon po diskutohet rreth korrupsionit në vend. Deputeti i PD Agron Shehaj iu përgjigj Eduard Shalsit duke vënë në dukje raportet e DASH se korrupsioni është në të gjitha nivelet e qeverisjes.
“Raporti i DASH thotë qartësisht, korrupsioni është në të gjitha nivelet qeverisje. Përfaqësuesja e DASH tha problemi i Shqipërisë është korrupsioni. Luftoni korrupsioni, është fakt që kjo mazhorancë, i ka dhënë shqiptarëve 3 qeveri të korruptuara. Kanë patur një ministër, zv.ministër, zv.kryeministër të hetuar dhe dënuar për korrupsion. 3 qeveri të korruptuar. Arsyeja pse njerëzit ikin, korrupsioni. Mendoj se Shqipëria ka nevojë për një qeveri të pakorruptuar. PS nuk i dha Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar. Çfarë do thoshte Edi Rama nëse do merrej në hetim nga SPAK?”, tha Shehaj.