Një shpërthim tritoli ndodhi mbrëmjen e 22 shtatorit në banesën e Filip Dodaj në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejës.
Një person i paidentifikuar hodhi lëndën plasëse në oborr dhe u largua në drejtim të paditur. Pronari i banesës, 62-vjeçari Dodaj, deklaroi se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk di se kush mund të jetë autori.
Pas shpërthimit, forcat e policisë mbërritën në vendngjarje dhe filluan hetimet. Një nga pista hetimi përfshin pronësinë dhe mundësinë e një konflikti të hershëm, por policia po shqyrton edhe pista të tjera.
Ata kanë sekuestruar kamerat e sigurisë, megjithatë, identifikimi i autorit mbetet i vështirë për shkak të errësirës në momentin e ngjarjes.