Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e saj maqedonas, Afrim Gashi, theksoi se shqetësimi për shfuqizimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë duhet trajtuar sipas marrëveshjes së Ohrit.
Takimi erdhi në kontekstin e vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni, për të cilin Spiropali kërkoi që të respektohet ligji aktual.
“Ne presim me besim dhe shpresojmë që të zbatohet plotësisht ligji për gjuhët. Gjuha shqipe është e shenjtë dhe ka të bëjë me thelbin e identitetit tonë. Cenimi i saj në çdo formë dhemb shumë dhe cenon identitetin tonë, që ne afrojmë në këtë botë të madhe si vlerën tonë. Njohim dhe mirëkuptojmë shqetësimet për ndryshimet e mundshme, varësisht vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese, por presim që kjo të ketë zgjidhje sipas klimës që dikton marrëveshja kuadër e Ohrit”, tha Spiropali.
Ajo gjithashtu theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen, pavarësisht ndonjë mosmarrëveshjeje.