Kryetarja e Kuvendit në vizitën e saj në Shkup është takuar me homologun maqedonas Afrim Gashi.
Në takim u diskutua fuqizimi i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, si një shembull bashkëpunimi në rajon, dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy Kuvendeve.
Spiropali u shpreh se anëtarësimi në BE është prioritet strategjik i dy vendeve dhe mbështeti kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktor demokratizimi, zhvillimi, integrimi euroatlantik e stabiliteti.