Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi u zbulua për kultivimin e 2500 rrënjëve kanabisi. Arrestimi u realizua gjatë operacionit “Gruri” në një shtëpi në zonën e Jumilla-s.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi gjithashtu katër kilogramë sytha marihuanë, materiale kultivimi dhe një armë gjahu me ajër të kompresuar me municion.
Operacioni u organizua pas identifikimit të një sere nëntokësore nga Njësia e Dronëve të Gardës Civile.