-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan në OKB: Ndaloni Netanyahun ashtu siç ndaluar Hitlerin

Kryesoret

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë një krahasim të fortë midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Adolf Hitlerit gjatë fjalimit të tij në OKB.

Ai i kërkoi Asamblesë të mobilizohet për të ndaluar qeverinë izraelite, duke theksuar se, ashtu siç bota u bashkua kundër nazizmit, tani është e nevojshme të krijohet një aleancë për të ndalur dhunën izraelite. Erdogan e kritikoi politikën e Netanyahu, duke e cilësuar atë si masakra, dhe nënvizoi se problemi është politik, jo fetar.

“Ashtu siç kishte një aleancë për të ndaluar Hitlerin, tani është e nevojshme të krijohet një aleancë për të ndaluar Netanyahun. Masat parandaluese duhet të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur. Izraeli kryen masakra, sepse mbështetet nga një pjesë e vogël e vendeve”, tha Erdogan para Asamblesë së OKB-së.

Ai shprehu mbështetje për protestat globale në favor të Palestinës, duke theksuar se Turqia nuk ka asnjë paragjykim ndaj hebrenjve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit