-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fatos Tarifa: Një utopi e rrezikshme

Kryesoret

Kushdo flet sot mbi një propozim të çuditshëm të kryeministrit Rama për krijimin e një Shteti Sovran të Urdhërit të Bektashinjve në Tirane. Klan, Top Channel, kushdo.

Në vend që kryeminstri i Shqipërisë të kërkojë me zë tē lartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara krijimin e një shteti kombëtar sovran për popullin palestinez, çka mund të ndihmonte në zgjidhjen e krizës së përhershme në Lindjen e Mesme, ai kërkon krijimin e një shtet TEOKRATIK sovran për bektashinjtë në mes të Tiranës, një enklavë sovrane brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë.

Pyetja e parë që më lind është kjo:

Ç’punë ka kryeministri i vendit tim, të kërkojë krijimin e një enklave sovrane brenda territorit të vendit tim? Kryeministri nuk është shteti dhe s’mund të bëjë ç’të dojë me të, me kufijtë dhe me territorin e Shqipërisë, për krijimin dhe mbrojtjen e së cilës breza të tërë shqiptarësh kanë bërë shumë sakrifica e kanë derdhur shumë gjak.

Republika e Shqipërise është një shtet sovran dhe sovraniteti i saj shtrihet në të gjithë territorin e saj, kufizuar nga kufij shtetërore të njohur ndërkombëtarisht. Do të krijojmë një Lesoto të dytë, një tjetër enklavë sovrane jashtë gadishullit italian? Nëse sot flasim për krijimin e një Vatikani mysliman në kryeqytetin tonë, a duhet të presim nesër që Minerva e radhës nga koka e Zeusit të këtij vendi të jetë një San Marino mbi një kodër të bukur pranë bregdetit?

Çfarë kemi mësuar nga historia e formimit të kombeve dhe shteteve sovrane? Mësimi më i madh që duhet të nxjerrim ne shqiptarët nga historia, nëse huazoj fjalët e Aldous Huxley-t, është se nuk kemi nxjerrë shumë mësime prej saj.

Nëse duam t’i ruajmë e t’i zhvillojmë më tej tolerancën dhe harmoninë fetare mes shqiptarëve, nuk duhet në asnjë mënyre t’i provokojmë ata me ide jo thjesht utopike, por irracionale, antikombëtare e të rrezikshme.

Mos i lexoni keto fjale si nje mesazh politik, ju lutem, por si zërin e arsyes sime që flet për këtë çështje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit