Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj, ka bërë debutimin e tij me Al Ittihad, duke luajtur si titullar në ndeshjen e Kupës ndaj Al-Ain, zhvilluar në Prince Abdullah al-Faisal Stadium në Jeddah.
Trajneri Laurent Blanc e aktivizoi Mitajn, i cili kaloi në këtë skuadër nga Lokomotiva e Moskës në formë huazimi.
Me këtë debutim, Mitaj shpreson të kontribuojë në projektin e Blanc dhe të ndihmojë ekipin, që aktualisht renditet i dyti në kampionat pas pesë javësh.