Në një farmaci në Mat janë vjedhur xhirot ditore.
Farmacistja 25-vjeçare me iniciale A.B., ka kallëzuar se gjatë kohës që ajo nuk ishte në farmaci e kishte lënë derën të hapur, si pasojë kanë hyrë deh kanë vjedhur shumën e parave të nxjerra nga xhiroja ditore.
Policia nisi hetimet dhe bëri të mundur identifikimin e dy autorëve të mitur, që janë vëllezër. Dy vëllezërit po procedohen penalisht për shkak të moshës.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.