Në aksin rrugor Goricë-Kosovë ka marrë flakë një makinë që ishte në lëvizje. Makina tip Benz ka pësuar një defekt dhe si pasojë ka shpërthyer në flakë duke u djegur totalisht.
Drejtuesi dhe pasagjerët nuk kanë pësuar lëndime pasi kanë aritur që të dalin në kohë nga makna.
Ndërsa zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe policia po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.