-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një vit nga sulmi në Banjskë, Shqipëria mbështet Kosovën për sundimin e ligjit

Kryesoret

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shprehu mbështetje për Kosovën në përpjekjet për vendosjen e sundimit të ligjit, një vit pas sulmit të Banjskës, ku humbi jetën rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.

Në reagimin e saj, ministria theksoi se është e papranueshme që autorët e këtij krimi të jenë ende të lirë dhe mirëpriti vendimin e Prokurorisë së Kosovës për ngritjen e aktakuzave ndaj të dyshuarve.

Reagimi i plotë:

Sot mbushet një vit nga sulmi terrorist i grupit të armatosur serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Duke kujtuar me nderim,sakrificën e Afrim Bunjakut, Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.

Është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë. Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justitifikime.

Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal.

Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit