Arbenita, vajza e Afrim Bunjakut, efektivit të Policisë së Kosovës që u vra një vit më parë në Banjskë, shprehu emocionet e saj në përkujtimoren e babait.
Ajo theksoi se asgjë nuk mund ta zëvendësojë praninë e tij dhe se dashuria për atdheun është amaneti që ata kanë trashëguar.
“Është e vështirë t’i imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fortë që është babai e vështirë të vazhdohet jeta pa praninë e tij. Krenaria që kemi për babanë na bënë të vazhdojmë për para. Duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet për ne”, ka thënë Arbenita.
Arbenita ndau ndjenjat e saj për humbjen, duke shprehur se krenaria për babanë e saj i jep forcë për të vazhduar përpara.
“Një vit pa ty babi, mungesë që asgjë nuk e mbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh, ishte dhe do të mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tonë”, ka thënë ajo.