Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku një 38-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti të çastit.
Incidenti ndodhi rreth orës 19:10 në lagjen nr.1. I plagosuri, identifikuar si M. D., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia është në vendngjarje dhe po kërkon autorin e dyshuar, D. R., duke e hetuar situatën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar motivet e këtij konflikti.