Policia e Tiranës ka zbardhur detajet e një incident të armatosur që ndodhi pranë rrethrrotullimit të Vorës, ku një konflikt mes dy grupeve përfundoi me të shtëna.
Konflikti shpërtheu mes dy grupeve, ku shtetasit A. G. (25 vjeç) dhe E. L. (39 vjeç) ishin në një automjet “Volkswagen Golf 5”, ndërsa J. L. (31 vjeç) udhëtonte me një “BMW”.
Gjatë sherrit, J. L. dyshohet se ka hapur zjarr nga makina, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Policia ka nisur kërkimin për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.