Glen Korn, një ish-agjent i CIA-s, ka shprehur shqetësim se Rusia, nëpërmjet strategjive të saj, mund të përdorë liderin serb Milorad Dodik për destabilizimin e Ballkanit
Ai theksoi se konflikti nuk është i kufizuar në Ukrainë, por po ndodh edhe në rajone të tjera, përfshirë Ballkanin.
Korn, tani profesor në Uashington, paralajmëroi se Rusia po angazhohet në luftëra hibride dhe se është e rëndësishme që SHBA të mbajë një vëmendje të veçantë ndaj aleatëve të saj në këtë rajon të tensionuar.