Italia goditi një rrjet të trafikut të drogës duke sekuestruar 60 milionë Euro dhe pasuri të tjera. Rrjeti vepronte Amerika Latine drejt Holandës, Spanjës e Italisë. 61 persona u ndaluan me akuzën e pjesëmarrjes në organizim kriminal për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe ngritjen e një sistemi riciklimi parash përmes faturave false.
Hetimet e operacionit kanë nisur më 2020 e kanë vazhduar deri më 2024, bazuar në komunikimet e kriptuar të përdorura nga anëtarë e këtij organizimi në aplikacionin SKY ECC si dhe në përgjimet telefonike, telematike e ambientale. Hetimet u zhvendosën edhe në Shqipëri me kontrolle dhe të arrestuar. Në total në Itali u sekuestruan 360 kg lëndë narkotike me vlerë fitimi tregu, armë zjarri dhe 8 autovetura luksoze.