Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Edi Rama është një tradhtar i Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar se shumë shpejt do të përfundojë në “koshin e plehrave të historisë”. Në një fjalim përpara mbështetësve të tij, Berisha kritikoi qeverinë aktuale për rritjen e çmimeve dhe për korrupsionin, duke e akuzuar Ramën se ka luajtur me ndasitë fetare dhe etnike.
“Rrogat në Shqipëri do të rriten dhe nuk do ketë TVSH për ushqimet,” tha Berisha, duke theksuar angazhimin e Partisë Demokratike për një qeveri teknike që do të sjellë ndryshime pozitive për qytetarët.
Ai gjithashtu kritikoi ndarjen e Kosovës dhe përpjekjet e Ramës për ta sjellë këtë çështje në diskutim, duke e quajtur atë tradhtar që nuk i ka shërbyer interesave kombëtare. “Së shpejti, Rama do të përfundojë në banesën e tradhtarëve të kombit,” përfundoi Berisha.