-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden: Një luftë totale në Lindjen e Mesme është e mundur, por jo e pashmangshme

Kryesoret

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se një luftë e përgjithshme në Lindjen e Mesme është e mundur, megjithatë ai beson se mund të arrihet një zgjidhje diplomatike për të reduktuar tensionet mes Izraelit, Hamasit në Gaza dhe Hezbollahu në Liban.

Në një intervistë për “The View” të ABC, Biden shprehu shpresën se ende ekzistojnë mundësi për të gjetur një zgjidhje që mund të transformojë situatën në rajon. Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësim mbi një sulm raketor të Hezbollahut ndaj Izraelit, por vazhdojnë të besojnë se diplomacia mund të ndihmojë në uljen e tensioneve.

John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, theksoi se Izraeli përballet me një kërcënim të vërtetë nga grupet e armatosura të mbështetura nga Irani, duke përsëritur mbështetjen për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Ai theksoi se asnjë vend nuk duhet të jetojë nën kërcënim nga fqinjët e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit