-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biletat e avionëve shtrenjtohen nga kriza në Lindjen e Mesme

Kryesoret

Pas tensioneve në Lindjen e Mesme dhe shqetësimeve mbi furnizimin me karburant, çmimet e biletave të avionëve në Evropë pritet të rriten ndjeshëm. Paralajmërimi vjen nga Willie Walsh, kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), i cili tha se linjat ajrore nuk mund të përballojnë për një kohë të gjatë çmimet e larta të karburantit dhe se rritja e kostove për pasagjerët është “e pashmangshme”.

Problemet lidhen kryesisht me bllokimet dhe tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët kryesore të furnizimit me naftë në botë.

Walsh paralajmëroi se, edhe nëse situata normalizohet shpejt, ndikimi në tregun e aviacionit mund të ndihet për muaj, madje edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Autoritetet europiane dhe britanike sigurojnë se aktualisht nuk ka mungesë karburanti, por paralajmërimet rrisin shqetësimet për sezonin e verës, kur kërkesa për udhëtime ajrore është më e lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit