Në Elbasan janë arrestuar dy persona pasi qarkullonin të armatosur me kallashnikov.
Policia në rrugën “Illiaz Kosova” ka ndaluar makinën e 32-vjeçarit Aurel Kaçanikut dhe në sendilen e pasagjerit ku ndodhej 30-vjeçari Renaldo Sadushi ka gjetur një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak që posedohej pa leje.
Dy të arrestuarit ishin me precedentë penal, ku 32-vjeçari ishte i dënuar në Gjermani dhe 30-vjeçari i akuzuar për plagosje dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov dhe automjeti.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.