-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Mehmeti: Shqipëria duhet të përbëhet nga sa më shumë shtete?!

Kryesoret

Jo vetëm bektashinjtë, por shtet të vetin në Shqipëri duhet të kenë edhe gjithë të tjerët. Dhe kështu, kur ta shohin të copëzuar në më shumë shtete, shqiptarët e atjeshëm mbase më në fund do e kuptojnë se kanë mbetur pa Shqipëri.

Dhe vetëm një Shqipëri me më shumë shtete në vetvete do e pasqyronte të vërteton se jemi bërë ‘tallava’ popull me të cilin tallet Piktori. Pra se u bëmë popull i cili së fundmi nisi të tallet me vetveten duke u bërë i pandjeshëm ndaj fatit të vet kolektiv.

Në Shqipëri duhet të kenë nga një shtet të vetin edhe gjitha partitë politike dhe çdo ‘bajraktar’ në të, sepse vetëm kështu ajo do mund ta arrijë paqen me vetvete e me të tjerët. Sepse vetëm kështu ajo do mund të barazohet me copëzat shqiptare të shpërndara nëpër shtetet fqinje dhe vetëm kështu Tirana zyrtare do e përmbush idealin serb për shumë shqiptarë pa aspak Shqipëri.

Po pra, Shqipëria duhet të përbëhet nga më shumë shtete, sepse vetëm ashtu shqiptarët grindavec do mund të jetojnë në fqinjësi të mirë me vetveten.

Dhe Shqipëria e vogël duhet të përbëhet nga më shumë mini shtete sepse vetëm ashtu ajo do mund ta përballë vogëlsinë e vet dhe vetëm ashtu do mund të vetëgënjehet se nuk i mungojnë copëzat shqiptare të mbetura jashtë kufijve të saj. Sepse vetëm ashtu në Shqipëri nuk do kenë shtet të vetin vetëm Piktori dhe hajdutët e ‘Rilindjes’, por edhe gjithë të tjerët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit