-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacioni ndërkombëtar antidrogë, dy të arrestuar në Shqipëri

Kryesoret

Arjanit Maloku dhe Jurgen Kacurri janë dy individët e arrestuar nga operacioni ndërkombëtar antidrogë të realizuar nga SPAK në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet italiane, zvicerane, polake, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 25.09.2024, në bashkëpunim me Eurojust, Europol dhe autoritetet e tjera, realizoi një operacion të përbashkët në kuadër të hetimeve për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe “Mashtrimi në investime në shuma të mëdha”.

Nga hetimi u konstatua ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike, sidomos kokainë, nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht në Itali.

Ky grup kriminal operonte në Itali, Shqipëri, Poloni dhe Zvicër. Të dyshuarit pastronin fitimet e tyre të paligjshme përmes një rrjeti të shumtë kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e cila ofronte fatura false për rreth 375 milion euro.

Nga hetimi janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë, të përllogaritura në 60 milion euro cash.

Sot, më 25.09.2024, në Republikën e Shqipërisë janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambienteve të tjera. Janë arrestuar në flagrancë dy anëtarë të grupit kriminal, shtetasit me inicialet J.K. dhe A.M.

Gjithashtu, janë sekuestruar si prova materiale 30 mijë euro, 6 mijë paund, 2 automjete, 1 armë, 4 orë të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit