Gjatë dhjetë ditëve të fundit ky është shpërthimi i tretë në Këln.
Gjatë natës në qendër të Këlnit ka ndodhur një shpërthim në një kafene të hapur së fundmi në katin e parë të një pallati.
Sipas medias, nga shpërthimi, pallati është evakuuar dhe kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona. Ndërsa kafeneja është shkatërruar plotësisht.