-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Rimbursim për profesionistët e lirë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli taksimin e profesionistëve të lirë si antikushtetues. Ajo theksoi se qeveria duhet t’ua kthejë profesionistëve paratë e marra padrejtësisht, duke i cilësuar ato si ligjërisht të tyre.

Në një video në rrjetet sociale, Tabaku shprehu se vendimi i Gjykatës është një konfirmim i qartë dhe e kërkoi Ministrinë e Financave të zbatojë këtë vendim. Ajo theksoi se është bërë një propozim ligjor për rimbursimin e tatimeve të paguara nga profesionistët e lirë dhe theksoi se për të realizuar këtë, qeveria duhet të ketë vullnet politik.

“E gjithë kjo çështje nuk duhet të banalizohet. Sot, të gjithë shqiptarët e dinë se taksa e profesionit të lirë ishte antikushtetuese dhe e padrejtë. Ne e fituam këtë betejë dhe tani është koha që të rimbursohen paratë e paguara nga profesionistët”, u shpreh Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit