Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Pas takimit, Kurti theksoi se bisedimet u përqendruan në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve. Ai vuri në dukje se përmirësimi i marrëdhënieve është intensifikuar pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të këtij viti.
Të dy kryeministrat gjithashtu diskutuan mbi zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian dhe euro-atlantik të vendeve të rajonit.