Një shqiptar 39-vjeçar, i shumëkërkuar me urdhër arresti europian për vrasje, është ndaluar nga policia gjermane në aeroportin e Shtutgartit, Gjermani, pas mbërritjes nga Prishtina.
Gjatë kontrollit të identitetit, u konstatua se ai kishte marrë një dënim të përjetshëm në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ky individ ishte në burg deri në janar 2023, kur dyshohet se është arratisur, ndoshta pas një leje të marrë.
Gjykata e Nürtingen në Gjermani ka urdhëruar mbajtjen e tij në paraburgim deri në vendimin për ekstradimin drejt Greqisë.