Itamar Ben-Gvir, kreu i partisë Fuqia Hebraike dhe partner ekstrem i djathtë në qeverinë e Benjamin Netanyahu, ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nëse arrihet një armëpushim i përhershëm me Hezbollahun.
Ai theksoi se do të pezullonte bashkëpunimin me koalicionin nëse një marrëveshje e përkohshme shndërrohet në të tillë përfundimtare.
Një të tillë dorëheqje mund të dëmtojë ndjeshëm shumicën parlamentare të Netanyahut dhe të rrezikojë qeverinë e tij, ndërsa opozita shpreh gatishmërinë për të mbështetur një marrëveshje armëpushimi.