Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se me vendimin e dënimit të Ervin Salianjit Edi Rama i shpalli luftë opozitës.
“Sot u kalua vija e hollë e kuqe që ndante demokracinë nga diktatura. Këtë e bëri Edi Rama. Kjo është shpallje lufte nga Rama ndaj grupit parlamentar dhe ndaj opozitës.
Kolegët kanë bërë propozimet e tyre, që do të shkojnë në mbledhjen e Kryesisë. Sot beteja nuk bëhet kundër Ervin Salianjit por kundër mandatit të Ervin Salianjit. Ai nuk ka bërë as korrupsion dhe as vrasje, por pati guximin për të bërë denoncime” tha ai.