-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diskutime në PD, Zhupa: Thirrje për protesta, Gjekmarkaj: Veprime urgjente!

Kryesoret

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike, ku u diskutua për hapat e ardhshëm pas dënimit me burg të deputetit Ervin Salianji, deputetja Ina Zhupa theksoi domosdoshmërinë e një proteste të qëndrueshme dhe të pandalshme.

Ajo theksoi se kjo protestë nuk është vetëm për Salianjin apo Sali Berishën, por për çdo qytetar që ndjen frikë në këtë moment.

“Protesta e pandalshme dhe e qëndrueshme është një domosdoshmëri. Ne nuk protestojmë as për Salianjin, as për Sali Berishën, por për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë. Frika mban diktaturat në këmbë, dhe sot po mbillet frika te shqiptarët. Ne kemi një mision historik për ta mposhtur frikën e qytetarëve dhe për të qenë në krye të revoltës.

Këto fabrikime të tmerrshme, të ngjashme me ato të Enver Hoxhës, janë thikë mbi kokat e çdo shqiptari. Deputetët duhet të jenë në ballë, në parlament, në rrugë. Dënimi sot, duke krijuar precedentin e parë në vend me burg për kallëzim të rremë, tregon qartësisht arrogancën e pushtetit. Arroganca do përballje, vendosmëri dhe qëndresë të palëkundur. Nuk na intereson karriga po nuk mbrojmë kushtetutën dhe të drejtat themelore të qytetarëve.

Sot kemi marrë mesazhe pafund nga qytetarët. Nuk duhet të llogarisim numrat që do të jenë në protestën e parë ose të dytë, por duhet të llogarisim që të jemi të parët në betejë dhe qytetarët do na bashkohen. Kjo lidhet edhe me vendimin tonë politik për një qeveri teknike”, u shpreh Zhupa.

Agron Gjekmarkaj theksoi nevojën për një reagim të shpejtë ndaj situatës së Salianjit, duke sugjeruar zhvillimin e një veprimi simbolik menjëherë. Ai tha se, “nëse Partia Socialiste do të kishte përjetuar një situatë të ngjashme në opozitë, do të kishte pasur reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët.

Gjekmarkaj theksoi se opozita duhet të angazhohet më shumë me faktorin ndërkombëtar, duke theksuar se “dënimi politik tregon se drejtësia aktuale nuk funksionon siç duhet.”

Opozita po përgatitet për një protestë masive, me shpresën se qytetarët do t’i bashkohen kërkesës për një qeveri teknike dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre themelore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit