Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka mbërritur në selinë e PD-së për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë, pas dënimit të tij me një vit burg nga gjykata e Apelit. Vendimi u mor për akuzën e “kallëzimit të rremë” lidhur me denoncimin ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.
Gjatë kësaj mbledhjeje, PD do të përcaktojë hapat që do të ndjekë në aksionin e saj politik, në një moment delikat pas këtij dënimi. Ndërkohë, një tjetër mbledhje e deputetëve demokratë pritet të zhvillohet të premten, ku do të diskutohet për kushtëzimin e raporteve me Kuvendin.
Salianji ka theksuar se do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e tij dhe për opozitën në përgjithësi.