-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbledhja e Kryesisë, Berisha: Rama i shpalli luftë të hapur opozitës

Kryesoret

Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, e cilësoi dënimin me një vit burg të Ervin Salianjit si një akt hakmarrjeje nga kryeministri Edi Rama. Ai akuzoi qeverinë për përdorimin e dënimeve si mjet për të shuar opozitën dhe për të krijuar një atmosferë strikte ndaj kritikëve.

Berisha theksoi se Salianji u dënua për denoncimin e lidhjeve kriminale, duke e parë këtë si një veprim të guximshëm dhe të ndershëm ndaj qytetarëve. Sipas tij, kjo situatë është një strategji për ta shndërruar opozitën në një forcë pa vlerë.

Sali Berisha: Përshëndes të gjithë anëtarët dhe qytetarët që ndjekin këtë mbledhje të kryesisë së PD, të thirrur me urgjencë pas një ngjarje plotësisht të parashikuar, por të pandodhur që nga vitet më të zeza të diktaturës gjer sot ndonjëherë në Shqipëri. Sot, deputeti Ervin Salianji, me padinë e narkotrafikantit ndërkombëtar, Geron Xhafa prestanome i Fatmir dhe Edi Ramës, u dënua me një vit burg për guximin që ai tregoi, për detyrimin që ai përmbushi ndaj demokratëve, ndaj qytetarëve, ndaj zgjedhësve të tij, duke denoncuar një lidhje të tmerrshme kriminale, e cila kishte pasoja trafiqe të egra, zhdukje personash, vrasje të njërit prej klaneve më të fuqishme, klanit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Me këtë akt, të dashur qytetarë, Edi Rama shpalli luftë të hapur PD-së, shpalli luftë të hapur opozitarëve dhe mbarë qytetarëve.

Asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta konsiderojë ndryshe dënimin e deputetit Ervin Salianji veçse një ndëshkim, një hakmarrje primitive, e verbër e klaneve më të egra mafioze, të cilat midis një prite diku në errësirë, zgjodhën narkoshtetin për t’i dhënë përgjigjen hakmarrëse që mendonin. Të dashur demokrate e demokratë, sot Geron Xhafa prestanome i Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës, arriti të dënojë deputetin guximtar Ervin Salianji. Pse? Sepse ai në ndërgjegjen e tij, në idealet e tij, zgjodhi të jetë përfaqësuesi juaj i vërtetë. Ai zgjodhi midis kokëuljes, midis indiferencës, midis moskokëçarjes, zgjodhi t’i thotë derrit, derr. T’i thotë kriminelit, kriminel. Pavarësisht se ai ishte vëllai i ministrit të brendshëm dhe byrazer i kryeministrit.

Pra, ky përfaqësues i juaji zgjodhi më të ndershmen ndaj jush. Zgjodhi më dinjitozen, më të guximshmen. Nuk pranoi t’i arkivojë, por doli në shesh, u tha shqiptarëve se Geron Xhafa drejton trafiqet nga Vlora, ndërkohë që është i dënuar në Itali dhe ka mburojën e vëllait të tij dhe sivëllait Edi Rama. Nuk shpifi, nuk mashtroi. Ai ishte i dënuar, ai vazhdonte drogën. Pra, sot Ervin Salianji është i dënuar se në emër tuaj, se për ju, ai guxoi t’i dalë ballë për ballë kreut të krimit në Shqipëri. Strategjji që synon shndërrimin e opozitës në një opozitë pa vlerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit