Pas dënimit me një vit burg për Ervin Salianjin, Partia Demokratike ka zhvilluar një mbledhje urgjente të Grupit dhe pritet që tani të mblidhet Kryesia.
Në një mbledhje që pritet të zhvillohet sot në orën 20:00, Kryesia e PD-së do të shqyrtojë ndikimin e këtij vendimi në raportet me Kuvendin dhe planin për vazhdimin e fushatës, e cila, sipas Salianjit, do të vijojë edhe nga burgu.
Ai theksoi rëndësinë e betejës për të luftuar trafikun e drogës dhe e konsideroi veten si të parin politik të dënuar në 34 vite. Në mbledhjen e sotme pritet të miratohen strategji të reja për të përballuar situatën dhe për të mobilizuar mbështetje para zgjedhjeve të ardhshme.