-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Ish-Ministri Xhafaj pengoi shkarkimin e gjyqtares që është kunata e Ballukut

Kryesoret

Deputeti Ervin Salianji ka akuzuar trupën e gjyqtarëve që morën vendimin politik për dënimin e tij me burg, pas denoncimit publik të Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për narko-trafik.

Ai njoftoi se avokati i tij kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati, e cila është kunata e motrës së zëvendëskryeministres Belinda Balluku, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjykata. Salianji theksoi gjithashtu se ish-ministri Fatmir Xhafa kishte mbrojtur Bezatin nga shkarkimi.

Në një intervistë për “Çim Peka Live” në SYRI TV, Salianji deklaroi se do të paraqesë dokumenta që provojnë se, gjatë mandatit të tij, inspektorët i kishin vënë masë dhe e kishin çuar çështjen në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Sipas tij, Xhafaj e kishte tërhequr masën dhe, në të njëjtën mbledhje, kishte kërkuar rivendosjen e saj për të bërë gjyqtare në Apel, edhe pse kërkesa ishte bërë pas afatit.

“Në dijeninë time nga të dhënat e marra nga avokatët ka qënë një vendimmarrje me shumicë 2 me 1. Për të qënë korrekt ne kemi kërkuar përjashtimin e një gjyqtare e cila është kunata e motrës së zëvendëskryeministres madje ka bërë skena skizofrenie herën e kaluar duke menduar se është pronare e sallës dhe ka bërë reagime edhe ndaj deputetëtve. E ka mbajtur me zorë atë pozicion sepse ka qënë në shërbim.

Po u them sot një prej pjesëve që e ka mbrojtur në fund të korrikut nga shkarkimi si gjyqtare. Raporti i DSIK bazuar në nenin 39 pika 2 ka përditësuar dhe ndryshuar konstatimin fillestar të bërë në raportin fillestar për këtë zonjë duke referuar për komisionin e apelimit papërshtatshmërinë në vazhdimin e detyrës për subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati.

Kjo zonjë ka qënë e papërshtatshme për DSIK që kontrolloj pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. E njëjta gjë ka qënë edhe për rivlerësimin e pasurirsë së saj.

Do e faktoj me dokumenta qoftë në burg kur të jem, kur Fatmir Xhafa kur ka qënë ministër, inspektorët e i kanë vënë masë dhe e kanë çuar në ish Këshillin e Lartë të Drejtësisë në atë kohë dhe ministri Fatmir Xhafaj e ka tërhequr nga dhënia e masës dhe në po atë mbledhje ka bërë rivendosjen në afat kërkesës për ta bërë gjyqtare në Apel pasi kërkesa ishte jashtë afateve.”– tha Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit