Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se do të dorëzohet vetë në polici pas dënimit të tij, që e cilëson si një vendim politik të urdhëruar nga Edi Rama.
Në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Salianji tha se është në dijeni që policia do të zbatojë vendimin e prokurorisë, dhe ai do të shkojë vetë për të përballuar situatën.
‘Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet. Por do tyë jem vetë që do të shkoj’, tha Ervin Salianji.