Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka shprehur pritshmëritë për një qasje ndryshe të Perëndimit ndaj Kosovës pas formimit të institucioneve të reja evropiane dhe zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Ajo theksoi se, nëse ruhet paqja dhe përballen provokimet, mund të priten masa të reja ndaj Prishtinës.
“Nëse arrijmë të ruajmë paqen, t’u bëjmë ballë të gjitha provokimeve, të cilat janë të tmerrshme, mund të presim, mendoj, masa krejtësisht ndryshme dhe qasje tjetër ndaj Prishtinës”, tha Bërnabiç për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).
Bërnabiç kritikoi kryeministrin Albin Kurti për veprimet e tij në veri të Kosovës dhe vuri në dukje se aleatët e Prishtinës kanë një qëndrim më kritik ndaj tij.
Autoritetet kosovare mbrojnë mbylljen e institucioneve paralele serbe si një hap të nevojshëm për rendin kushtetues.