-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokohen 24 prona dhe 11 vila në Prishtinë

Kryesoret

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se të enjten ka nxjerrë vendim për bllokimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve, vilave, për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë.

“Prishtinë, më 26 shtator 2024 / Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323 par 4 dhe “Shmangia nga Tatimi”, nga neni 307 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (vila), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit