Mëngjesin e ditës së djeshme, Muriel Furrer gjatë garës rrugore për femra në kampionatin botëror të çiklizmit ka pësuar një dëmtim në kokë.
Zvicerania është dërguar menjëherë në spital pasi kishte humbur kontrollin e biiçikletës në një kthesë të tatëpjetë në pylin me pisha dhe më pas kishte përfunduar në një pemë.
Mirëpo për shkak të lëndimit në kokë ajo nuk mundi që ti shpëtonte plagëve të marra dhe humbi jetën në moshën 18-vjeçare.
Furrer kishte fituar medaljen e argjendtë si në provën e të rinjve, ashtu edhe në garën rrugore në kampionatin kombëtar zviceran të këtij viti. Gjithashtu në kampionatin evropian të mëparshëm MTB ajo fitoi medaljen e bronztë në stafetën ekipore.