Gjykata e Apelit ka reaguar në lidhje me vendimin për dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji, ku u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, 1 vit burg për çështjen Babale. Në reagim, gjykata sqaron se vendimi për Salianjin është marrë në unanimitet.
“Përshëndetje! Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, tha Gjykata e Apelit.
Pas këtij vendimi, Këshilli i Mandateve duhet të konstatojë përfundimin e mandatit dhe më pas Salianji do të izolohet në qelitë e burgut.